Policia e Sllovenisë prej sot proteston duke shkruar dënime të vogla për kundërvajtje që nuk e rrezikojnë sigurinë publike sepse Qeveria nuk i plotëson kërkesat e tyre për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve për punë.
Kjo protestë është quajtur “greva e bardhë” dhe sipas sindikatës policore ky veprim nuk do ta rrezikojë sigurinë e kufijve shtetërorë.
Gjatë grevës policia do të intervenojë për nevojat e shteteve dhe qytetarëve. Sipas mediave sllovene, me dënimet e vogla policët i ulin të ardhurat e buxhetit shtetëror. Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Boshtjan Pokllukar paralajmëroi se është i gatshëm të bisedojë me përfaqësues të sindikatës policore për kërkesat e tyre.