Angli: Protestë pas largimit të gazetares nga konferenca e Partisë Konservatore - Bota Sot
Angli: Protestë pas largimit të gazetares nga konferenca e Partisë Konservatore

Evropë

Angli: Protestë pas largimit të gazetares nga konferenca e Partisë Konservatore

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 18:50
Një gazetare që punonte për mediat shtetërore kineze u largua nga një ngjarje diskutimi të Partisë Konservatore të Mbretërisë së Bashkuar, pasi protestoi me zë të lartë pas fjalimit të njërit folës

Një gazetare që punonte për mediat shtetërore kineze u largua nga një ngjarje diskutimi të Partisë Konservatore të Mbretërisë së Bashkuar, pasi protestoi me zë të lartë pas fjalimit të njërit folës.

Masa nxiti zemërim nga ambasada kineze në Britani të Madhe, e cila tha se largimi i gazetares nga ngjarja në Birmingham ishte krejtësisht e papranueshme.

“Në një vend që mburret me lirinë e fjalës, është e çuditshme që gazetari kinez duhet të hasë pengesë në një mënyrë të tillë dhe madje edhe sulme në këtë ngjarje kur ajo thjesht ngriti një pyetje dhe shprehu mendimet e saj”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Transmetuesi shtetëror kinez (CCTV), dëshiron një kërkim falje nga autoritetet në Britani, duke konfirmuar se gazetarja ishte punonjëse e rrjetit të quajtur Kong Linlin.

Policia në West Midlands, tha përmes një njoftimi se një gruaja 48-vjeçare nga Londra u arrestua në vendin e ngjarjes dhe më pas u lirua pasi hetimi vazhdon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...