Koment: Italia po kthehet në rrezik - Bota Sot
Koment: Italia po kthehet në rrezik

Evropë

Koment: Italia po kthehet në rrezik

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 10:12
Matteo Salvini

Projektbuxheti i papërballueshëm i qeverisë italiane të përbërë nga populistët dhe radikalët e djathtë e detyron BE të ecë drejt vendimeve delikate. Fjala është për besueshmërinë e BE dhe për tepër shumë para.

Koalicioni i përbërë nga populistët dhe radikalët e djathtë në Romë po bën gjithçka për ta çuar Italinë më shpejt se mendohej buzë greminës. Që t'i paraqesësh BE një buxhet borxhesh që shkel rregullat është një provokim i ndërgjegjshëm. Lëvizja "5 yjet" dhe Lega duan të tregojnë se janë burokratët e këqinj të Brukselit ata që duan t'i vënë vargonj "qeverisë së kthesës".

Por hipoteza se Italia mund të përballojë vitin e ardhshëm shpenzime që kalojnë kufijtë dhe të ulë njëkohësisht me rritje më të lartë ekonomike kuotën e borxhit shtetëror është krejt aventureske.

Populistët duan ta bëjnë Italinë të pavarur nga tregjet financiare. Për këtë italianët duhet të blejnë edhe më tepër hua të shtetit të tyre. Shteti do ta shpërblejë këtë me ulje taksash. Kjo do të sillte më pak të ardhura në taksa dhe do ta rriste edhe më shumë hendekun midis të ardhurave dhe shpenzimeve.

Por plani i mirëfilltë, i përcaktuar edhe në marrëveshjen e kaolicionit midis populistëve dhe radikalëve të djathtë është: të futet në përdorim një monedhë paralele.

Të mos denigrohet Italia

Image
Bernd Riegert

Me to shteti do të paguante borxhet e tij ndaj firmave italiane. Firmat mund të paguanin me to borxhet në tatime përballë shtetit. Shumica e ekonomistëve paralajmërojnë me forcë që të mos bëhen eksperimente të tilla. Në hapësirën e Euros një monedhë e tillë do të ishte gjithsesi ilegale, por kjo nuk i intereson Salvinit dhe Di Maios.


Bashkimi Evropian duhet të reagojë me vendosmëri ndaj provokimit dhe ndaj lojës tepër të rrezikshme të populistëve, por edhe me takt. Vetëm në dialog mund të eleminohen mëkatet më të këqia nga projektbuxheti italian. Fjalët e ashpra nga ana e BE dhe refuzimi padyshim i justifikuar i projektbuxhetit vetëm do t'u ofronin populistëve një pretekst të mirëpritur për t'i damkosur evropianë për të gjitha ato që do të ecin ters në Itali muajt e ardhshëm.

Po të mos heqin dorë populistët nga projektligji i tyre i rrezikshëm, BE duhet të reagojë në mënyrë konsekuente dhe të synojë çeljen e ndjekjes penale. Çështja është nëse do t'i përulej asaj Italia. Nëse mosmarrëveshja për buxhetin nuk do të zgjidhet shpejt, BE ecën drejt një krize, përballë së cilës Brexiti mund të dukej si vogëlsi./dw

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...