Hungaria mund të bëhet vendi i parë në botë që ndalon plotësisht duhanpirjen

Evropë

Hungaria mund të bëhet vendi i parë në botë që ndalon plotësisht duhanpirjen

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 10:00
Hungaria është tashmë një nga vendet më strikte në botë për duhanpirësit

Hungaria po planifikon të bëhet vendi i parë në botë që i thotë jo duhanit. Janos Lazar, komisioneri për Mbrojtjen e jo-duhanpirësve i ka bërë thirrje parlamentit hungarez të miratojë legjislacionin që ndalon të gjithë ata që do të lindin pas datës 1 janar 2020 të konsumojnë duhan.

Sipas tij, nëse është e nevojshme, parlamenti do të ndryshojë kushtetutën në mënyrë që projektligji të kalojë. Ai nuk e ka dorëzuar ende zyrtarisht propozimin në kabinet, sipas Qendrës së Informacionit të Qeverisë.

Hungaria është tashmë një nga vendet më strikte në botë për duhanpirësit. Që nga vitit 2013, cigaret tregtohen vetëm në dyqane të veçanta për duhan. Autoritetet pretendojnë se numri i cigareve të blera në vend ka rënë me më shumë se 40%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat