Gjykata liron kameramanen që shkelmoi emigrantët teksa xhironte

Evropë

Gjykata liron kameramanen që shkelmoi emigrantët teksa xhironte

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 15:19
Kameramania Petra Laszlo duke shkelmuar një vajzë nga Siria në kufirin hungarez në vitin 2015

Gjykata më e lartë e Hungarisë vendosi të martën që ta lirojë kameramanen Petra Laszlo, pasi që ishte akuzuar për një kundërvajtje, jo për një vepër penale, raporton BBC.

Kameramania hungareze Petra Lazslo ishte e dënuar me tre vite burgim pasi që ishte filmuar duke qëlluar emigrantet të cilët po kalonin kufirin në vitin 2015.

Ajo tha se veprimet e saj – të cilat tërhoqën vëmendjen ndërkombëtare – ishin “moralisht të pasakta dhe të paligjshme”.

Por, ajo tha se veprimet e saj nuk ishin mjaft të rënda për ta klasifikuar atë si kriminele.

Në incidentin në kufirin Hungari-Serbi në shtator të vitit 2015, emigrantët dhe refugjatët kishin thyer një pengesë policore.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes, Laszlo u shfaq duke shkelmuar një vajzë të re dhe duke e rrëzuar një burrë që po vraponte duke mbajtur në krah një djalë të vogël.

Në atë kohë, një numër i madh njerëzish që largoheshin nga dhuna në Lindjen e Mesme, po përpiqeshin të shkonin në Evropën Perëndimore nëpërmjet vendeve të tilla si Hungaria, raporton BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat