Mot apokaliptik, 10 të vdekur dhe dy të zhdukur

Evropë

Mot apokaliptik, 10 të vdekur dhe dy të zhdukur

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 08:27
Vershimet

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur, përfshirë fëmijë, pas motit të keq, i shoqëruar me shira të rrëmbyer dhe erëra të fuqishme, që ka përfshirë jugun e Italisë, sidomos ishullin e Siçilisë.

Pemë të shkulura nga rrënjët, lumenj të dalë nga shtrati dhe rrugë të tëra të bllokuara janë tashmë një pamje e zakonshme e jugut të Italisë ngati i jashtëzakonshëm që ka përfshirë Gadishullin Apenin, i cilësuar si apokaliptik.

Nëntë persona, mes të cilëve gra dhe fëmijë humbën jetën në një vilë në Cavallaro  (Palermo) pas daljes së lumit Milicia.

Në momentin e tregjadisë në këtë vilë ndodheshin miq dhe të afërm, të cilët ishin mbledhur për të kaluar mbrëmjen së bashku.

Ndërkohë, disa prej tyre janë shpëtuar nga forcat zjarrfikëse.

Deri tani, numri i përgjithshëm i viktimave prej motit të keq në Itali ka arritur në 27.

Miliona euro llogariten dëmet e shkaktuara në të gjithë vendin.

Sipas meteorologëve, moti i keq do të vazhdojë ta mbajë të mbërthyer gadishullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat