Ministrat e BE-së i kërkojnë Italisë të ndryshojë buxhetin

Evropë

Ministrat e BE-së i kërkojnë Italisë të ndryshojë buxhetin

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 06:36
Ministrat e BE-së

Ministrat e financave të eurozonës i kërkuan kolegut të tyre italian Giovanni Tria në një takim me dyer të mbyllura, të ndryshojë buxhetin e vendit për vitin e ardhshëm, në përputhje me rregullat fiskale të Bashkimit Evropian, tha një zyrtar i BE për Reuters.

Ministrat “inkurajuan Italinë të rishikojë qëndrimin e saj, t’i përgjigjet shqetësimeve të Komisionit dhe të respektojë rregullat e dakorduara”, tha zyrtari, duke raportuar diskutimin e mbajtur në një takim të Eurogrupit të hënën.

Nga ana tjetër, Giovanni Tria tha se po shqyrtohet mundësia e një kompromisi me Komisionin Europian për buxhetin, por refuzoi të thotë nëse do të ulet deficiti apo jo.

Italia dorëzoi projekt-buxhetin e vitit 2019, ku parashikohej një rritje e deficitit në një masë të papranueshme nga Komisioni Europian.

Këta të fundit refuzuan pranimin e buxhetit dhe i kërkuan Italisë që deri më 13 Nëntor të sjellin një tjetër projekt, që vjen në përputhje me politikat fiskale të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat