May përjashton dorëheqjen

Evropë

May përjashton dorëheqjen

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 16:06
Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May mbrojti sërish sot marrëveshjen e arritur me Brukselin për Brexit, ndërkohë që refuzoi të shqyrtonte hipotezën e dorëheqjes në rast se nuk merrte pëlqimin e Parlamentit.

“Unë jam e përqendruar që të mundësoj që marrëveshja të kalojë në Parlament, sepse besoj absolutisht se kjo është një marrëveshje e drejtë për Britaninë e Madhe dhe mendoj se në të kundërt BE-ja nuk do të na japë një marrëveshje më të mirë”, theksoi May për BBC-në.

“Nuk bëhet fjalë për mua, nuk po mendoj për interesat e mia, por të sjell në shtëpi një marrëveshje që funksionon për popullin e këtij vendi”, theksoi May duke shtuar se kjo çështje ishte rëndësishme dhe se nuk përfshinte vetëm Parlamentin, por edhe popullin.

E pyetur nëse ka një plan B në rast se Parlamenti nuk e pranon marrëveshjen, kryeministrja konservatore ripërsërit se ka një objektiv të vetëm, atë të aplikimit të Brexit sipas referendumit të vitit 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat