May kërkon ndjesë për gjuhën e përdorur ndaj emigrantëve europianë

Evropë

May kërkon ndjesë për gjuhën e përdorur ndaj emigrantëve europianë

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 06:52
Theresa May

Kryeministrja britanike Theresa May kërkoi falje të hënën, pasi kishte thënë se punëtorët emigrantë të Bashkimit Evropian, që vijnë në Britani, nuk do të ishin më në gjendje të “kapërcejnë kufirin” pas Brexit-it.

May u sfidua nga një ligjvënëse e Partisë Kombëtare Skoceze në Dhomën e Komunëve, lidhur me komentin që ajo bëri javën e kaluar për udhëheqësit e biznesit.

Philippa Whitford pyeti nëse ajo do të kërkonte falje për fyerjen dhe turbullimin e mbi 3 milionë shtetasve evropianë që jetojnë dhe punojnë në këtë vend”.

“Nuk duhet ta përdorja atë gjuhë në atë fjalim”, tha May në përgjigje. “Që nga fillimi kam thënë se të drejtat e qytetarëve ishin një çështje kyçe që desha të shihja në marrëveshjen e tërheqjes”.

Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian kanë arritur një marrëveshje për Brexit-in, por tashmë sfida e kryeministres May është që të bindë ligjvënësit të mbështesin propozimin në votimin që pritet të mbahet më 11 Dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat