Komiku spanjoll Danijel Mateo (29) u paraqit në një gjykatë në Madrid nën dyshimin për poshtërim të simboleve kombëtare dhe shkaktim të urrejtjes, pasi gjatë një skeçi televiziv fshiu hundët me flamurin spanjoll.
Mateo refuzoi të dëshmojë në gjykatë, duke argumentuar se kishte nevojë për më shumë kohë për t'u përgatitur për mbrojtje dhe shtoi se ishte i shqetësuar për imazhin e shtetit, pasi “klouni ishte nxjerrë para gjyqtarit vetëm pse kishte kryer punën e tij”.
Ndryshe, skeçi televiziv i komikut spanjoll shkaktoi një debat mbi patriotizmin dhe kufijtë e lirisë së fjalës në shaka, ndërkohë që disa përdorues të rrjeteve sociale kërkuan bojkotin e kanalit që transmetoi programin.