Protestat në Paris, Macron takim urgjent me zyrtarë të lartë të sigurisëe

Evropë

Protestat në Paris, Macron takim urgjent me zyrtarë të lartë të sigurisëe

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 17:51
Protestat në Paris

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thirrur një mbledhje urgjente të sigurisë një ditë pas protestave anti-qeveritare në vend.

Ai do të takohet me kryeministrin, ministrin e brendshëm dhe zyrtarë të lartë të sigurisë.

Një zëdhënës i qeverisë ka thënë se mund të shpallet gjendje emergjente.

Protestat fillimisht nisën të qeta me qëllim të kundërshtimit ndaj taksës për naftë, për t’u përshkallëzuar më pas.

Nga policia kanë bërë të ditur se edhe një person ka ndërruar jetë duke sjellë kështu në tre numrin të vdekurve që kur filluan protestat dy javë më parë.

Të shtunën në Paris një pjesë e protestuesve ishin të qetë përderisa disa të tjerë u përleshën me policinë tek Arc de Triomphe.

Më shumë se 100 persona janë lënduar, duke përfshirë këtu edhe 23 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur se 400 persona janë arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat