Merkel mban fjalimin lamtumirës për partinë e saj

Evropë

Merkel mban fjalimin lamtumirës për partinë e saj

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 15:13
Merkel mban fjalimin lamtumirës për partinë e saj

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbajti një fjalim lamtumirës për Partinë e saj Demokristiane, nga e cila jep dorëheqje.

"Vlerat tona duhet të mbrohen, brenda dhe jashtë", tha Merkel në kongresin e partisë në Hamburg.

Ajo la të kuptohet se mbështet Annegret Kramp-Karrenbauerin si pasardhëse të saj, duke e lavdëruar performancën e saj si kryeministre e landit Sarland.

Pavarësisht dorëheqjes nga kryesimi i Demokristianëve, Merkel planifikon të përfundojë mandatin e saj të katërt si kancelare, i cili zgjat deri në vitin 2021.

Ajo u zgjodh kancelare për herë të parë në vitin 2005 dhe nuk do të rikandidojë pas vitit 2021.
Në fjalimin e saj të premten, Merkel paralajmëroi për sfida të ashpra përpara, përfshirë ndryshimet klimatike, ruajtjen e unitetit evropian dhe përballimin e Brexit-it apo të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

"Nuk kam nevojë të jem kryetare e partisë për të mbetur e lidhur me këtë parti. Dhe, unë jam ende kancelare", tha Merkel.

Ajo e ka paralajmëruar që disa javë dorëheqjen nga partia, pas performancës së dobët të Demokrtistianëve në zgjedhjet e disa landeve gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat