Mijëra qytetarë nga e gjithë Italia u mblodhën në orët e para të paradites në Romë me thirrjen e Ligës (ekstremi i djathtë) të Matteo Salvinit për të përkujtuar gjashtë muajt e parë në pushtet të një figure me peshë të qeverisë.
‘’Italia po ringre kokën’’, ‘’Italianët të parët’’, ‘’Gjashtë muajt në drejtimin e duhur të qeverisë’’, ishin parullat që u hodhën gjatë manifestimit.
Liga, një parti e themeluar në veri të vendit, me një reputacion në rënie nga skandalet që Salvini e shndërroi në një formacion nacionalist fitues.
Manifestimi u parapri nga një fushatë e veçantë publicitare. /ATSH