Macron ngarkon Sarkozy për ta përfaqësuar në emërimin e presidentes së re gjeorgjiane

Evropë

Macron ngarkon Sarkozy për ta përfaqësuar në emërimin e presidentes së re gjeorgjiane

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 17:11
Emmanuel Macron dhe Nicolas Sarkozy,

Presidenti francez, Emmanuel Macron ngarkoi paraardhësin e tij Nicolas Sarkozy, në këtë post nga viti 2007 deri në 2012 për ta përfaqësuar atë të dielën në emërimin e presidentes së re gjeogjiane, Salome Zourabichvili, njoftoi sot presidenca.

Ish-diplomatja franceze, Salome Zourabichvilli u zgjodh në fund të nëntorit presidentja e parë grua e Gjeorgjisë. Ajo u emërua të dielën në një ceremoni ku premtoi vijimin e orientimit politik pro-perëndimor të këtij shteti të Kaukazit.

Zgjedhja e Nicolas Sarkozy për të përfaqësuar Francën gjatë kësaj ceremonie ka të bëjë me një qasje pragmatike dhe të përpiktë, ku arsyeja e vetme është lidhja e Nicolas Sarkozy me Gjeorgjinë, ndërsa ai luajti rolin e ndërmjetësuesit gjatë konfliktit me Rusinë në 2008, sqaroi presidenca. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat