Qëllohet me shishe në kokë - Bota Sot
Qëllohet me shishe në kokë

Futboll

Qëllohet me shishe në kokë

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 13:15
Qëllohet me shishe në kokë

Mbrëmë është luajtur sfida mes Arsenal dhe Tottenham, çerek finalja e Carabao Cup, e cila është mbyllur në favor të këtyre të fundit në shifrat 0:2. Gjatë kësaj ndeshjeje një episod i pakëndshëm ka ndodhur, tifozët kanë gjuajtur Dele Alli-n me një shishe në kokë.

Mbrojtësi i Arsenal-it, Sokratis, nxitoi për të mbrojtur rivalin e tij ndërsa ky i fundit është kthyer i tensionuar nga tifozët dhe ka treguar me gishtërinjtë e tij rezultatin 0:2. 

Pas bananes së hedhur në drejtimin Aubameyang, ky është një incident tjetër i shëmtuar në këtë përballje nga tifozët. 

Dele Alli pas sfidës ka thënë: “E bën golin dhe fitoren pak më të ëmbël.”

Ndërsa Pochettino ka kërkuar nga Arsenal-i që të dënojnë tifozët “budallenj” që hodhën shishen plastike në fushë:

“Fatmirësisht nuk ishte ndonjë problem i madh sonte, por mund të kishte shkaktuar dëme më të mëdha dhe shpresoj që Arsenal të marrë përgjegjësitë dhe të identifikojë tifozin që hodhi shishen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...