Teuta “kërcënon” rivalët pë titull

Futboll

Teuta “kërcënon” rivalët pë titull

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 10:42
Renato Arapi

Europa është objektivi i Teutës, kjo është mënyra që kanë zgjedhur “Djemtë e Detit” për të “fluturuar” ulët. Në fakt, duket se durrsakët dëshirojnë shumë më shumë se kaq. Në fund të pjese së parë të sezonit, skuadra e Bledi Shkëmbit sheh në “perimeter” Partizanin, që ndodhet 4 pikë përpara dhe, kur je shfaqur aq i aftë në “kërcim” përse të mos provosh të përfshihesh në “valle”?

Drejtuesit kanë filluar të lëvizin pa u qetësuar aspak në respekt të festave. Godtija e parë dhe mjaft e rëndësishme për pozicionin që mbulon ishte ajo e Erlis Frashërit. Korçari, një njohje e vjetër e trajnerit në dy vitet e fundit, ka qenë ndër mbrojtësit e djathtë që më mirë e kanë interpretuar atë rol dhe ribashkimi i tij me “Djemtë e Detit” pas 7 vitesh është një lëvizje që i shton “kuaj” fuqi ekipit.

Renato Arapi e pranoi se është mjaft i tërhequr nga një rikthmim në origjinën e tij. Nëse afrimi i ish-lojtarit të Besës e Skënderbeut konkretizohet, atëherë reparti mbrojtës i Bledi Shkëmbit të paktën në letër do të ishte një ndër më cilësorët në Superiore, me Hidin në portë, Frashërin nga e djathta, Osmanin e Arapin në qendër dhe Hakajn në të majtë.

Përvoja, sidomos në kampionatin shqiptar, është shpeshherë përcaktuese dhe mjafton të llogarisësh se në emrat që përmendëm më sipër janë shumë tituj kampion atëherë kupton se sa mund të përforcohet skuadra nëse edhe 32-vjeçari durrsak vesh fanellën blu. Qyteti bregdetar e ka provuar vetëm një herë çfarë kuptimi ka fjala kampion dhe duket se të gjithë tek Teuta besojnë se ka ardhur momenti që futbolli shqiptar të sundohet nga një mbretëreshë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat