Emery kërkon dy përforcime në janar

Futboll

Emery kërkon dy përforcime në janar

Më: 5 janar 2019 Në ora: 23:51
Unai Emery

Trajneri i Arsenalit Unai Emery shpreson se skuadra e tij do të arrijë t’i sigurojë dy përforcime në afatin kalimtar të janarit një mbrojtës dhe një anësor ofansiv.

Mediat britanike raportojnë se Arsenali është afër të sigurojë shërbimet e Denis Suarezit, megjithatë Emery nuk ka konfirmuar ndonjë gjë rreth kësaj.

“Mendoj se klubi po punon në mundësinë për të transferuar disa lojtarë që mund të na ndihmojnë për katër muajt e ardhshëm. Ndoshta mund të transferojmë një qendërmbrojtës, por nuk është e lehtë pasi nga lëndimi po kthehet edhe Mavropanos. E gjithashtu edhe një anësor, të djathtë ose të majtë, një lojtar mund të na ndihmojë në këtë pozitë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat