Klopp shumë i lumtur për kontratën e re të Robertson

Futboll

Klopp shumë i lumtur për kontratën e re të Robertson

Më: 17 janar 2019 Në ora: 21:47
Klopp

24 vjeçari ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë të skuadrës së parë të Reds dhe ka vazhduar kontratën e re që e mban atë në këtë skuadër deri më 2024

Menaxheri i Liverpoolit Jurgen Klopp e ka çuar në qiell të shtatë vazhdimin e kësaj kontrate të Andy Robertson dhe ka dhënë fjalë të mëdha për të.

“Mendoj që nga të gjitha rinovimet në kontrata në këtë jam involvuar më së shumti dhe kjo është bërë në kohë rekord”, ka thënë Klopp në një prononcim për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Është fer të thuhet se Robbo nuk ka hezituar dhe shumë shpejt ka vendosur që ta vazhdojë kontratën me ne”.

“Me kujtohet kur ne e transferuam atë në verën e vitit 2017, kam folur shumë për ‘tregimin e tij, udhëtimin e tij’, dhe sa shumë e kam adhuruar atë duke theksuar se ai është një tip lojtari që na përshtatet ne. Ai i ka tejkaluar tani pritjet tona”.

“Ai mund të jetë nga Glasgow me origjinë, por ai bërtet më shumë Liverpool se tërë lojtarët e tjerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat