Debutim ëndrrash, talenti shqiptar shënon në Holandë

Futboll

Debutim ëndrrash, talenti shqiptar shënon në Holandë

Më: 20 janar 2019 Në ora: 16:09
Debutim ëndrrash, talenti shqiptar shënon në Holandë

Talenti me origjinë shqiptare, Mario Vrushaj, e ka nisur në mënyrën më të mirë eksperiencën e tij në Holandë, pasi u dha në huazim nga Olimpiakosi, për tek Willem II.

Në takimin në shtëpi, ndaj Bredas, ai u hodh në fushë në minutën e 75-të, teksa rezultati ishte 1:0. Ai shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë, duke vulosur kështu fitoren, me golin e shënuar në minutën e 92-të.

Talenti shqiptar ka lindur në Shqipëri, por është aktivizuar me ekipin U-19 të Greqisë, në gjashtë takime, ku ka shënuar edhe një gol. Tashmë, 20-vjeçari është nën orbitën e Alban Bushit tek Shpresat, por edhe të vetë Panuccit tek Kombëtarja e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat