Genoa-Milan: Më në fund shënohet goli i parë

Futboll

Genoa-Milan: Më në fund shënohet goli i parë

Më: 21 janar 2019 Në ora: 16:43
Pamje nga ndeshja

 

Milani më në fund ka arritur të kalojë në epërsi kundër Genoas në ndeshjes e cila është duke u zhvilluar aktualisht në kuadër të javës së 20-të në Serie A.

Dukej se do të ishte një tjetër ndeshje frustruese për djelmoshat e Gennaro Gattusos, të cilët asesi nuk po arrijnë të ndërtojnë një kontinuitet të fitoreve.

Sidooqoftë, “rossonerët” arritën të shënojnë në minutën e 72-të me anë të Fabio Borinit duke i dhënë trajnerit italian një moment për të marrë frymë lirshëm.

Andrea Conti me një krosim zhagas nga krahu i djathtë gjeti Borinin, i cili nuk gaboi nga afërsia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat