Mavraj debuton ndaj ish-skuadrës së tij: Nuk jemi të pashpresë!

Futboll

Mavraj debuton ndaj ish-skuadrës së tij: Nuk jemi të pashpresë!

Më: 29 janar 2019 Në ora: 16:53
Mërgim Mavraj

Mërgim Mavraj pritet të debutojë mbrëmjen e sotme me skuadrën e tij të re, Ingolstadt, në Bundesliga 2. Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, pas transferimit nga Arisi te skuadra gjermane, ka arritur të përshtatet mirë me ekipin e ri, edhe pse pak ditë më parë pësoi një lëndim në dorë.

Tashmë Mavraj pret mepadurim debutimin, gjë që pritet të ndodhë pikërisht sot në ndeshjen që Ingolstadt do të luajë kundër Greuther Furth, ekip që Mavraj dikur ka qenë dhe pjesë e tij. 

Në një prononcim për mediat gjermane, Mavraj ka folur se ekipi i Ingolstandt nuk është i pashpresë, edhe kundërshtari ndodhet në mesin e renditjes me 14 pikë më shumë se ekipi i Mavrajt, që mbetet në vend të fundit në Bundesliga 2. 

“E rëndësishme është të ndiej se jam i nevojshëm për ekipin. Nuk e konsideroj situatën fare të pashpresë. Secili prej nesh duhet të jetë tani lider”-ka thënë ndër të tjera Mavraj.  

Më tej mbrojtësi kuqezi ka folur edhe për përshtatjen në ekipin e Ingolstadt, teksa është shprehur se disa prej lojtarëve i njihte më herët. “Jam përshtatur shumkë shpejtë me ekipin. Disa prej lojtarëve i njihja më herët, sepse kam luajtur kundër tyre.

 Philipp Tschauner ose Almog Cohen. Me Almog kam pasur shumë miqësi, të dy kemi jetuar në Nurnberg kur ai luante me klubin e tij dhe unë me Furthin. Kjo na ndihmon shumë”-është shprehur Mavraj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat