Hazard: Sarri do të jetë i lumtur me ne

Futboll

Hazard: Sarri do të jetë i lumtur me ne

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 20:52
Eden Hazard

Eden Hazard ka vlerësuar lartë paraqitjen e skuadrës së tij në duelin me Huddersfield Town.

Pasi pësuan dy humbje radhazi në Premierligë, Chelsea janë kthyer për të shënuar fitore të madhe me rezultatin 5:0 kundër Huddersfield.

Eden Hazard dhe Gonzalo Higuain me nga dy gola dhe David Luiz me një ishin ata që kontribuuan më së shumti në këtë fitore.

Hazard është shprehur i kënaqur me këtë paraqitje dhe ka thënë se trajneri duhet të jetë i lumtur tani.

“Ne kemi luajtur një nga ndeshjet më të mira të sezonit dhe kemi shënuar pesë gola. Tifozët nuk ishin të lumtur të mërkurën, por tani janë. Kështu që ne jemi të lumtur” ka thënë Hazard pas ndeshjes.

“Mendoj se Sarri do të jetë i lumtur sepse në stërvitje ai priste një reaksion nga ne dhe ne i kemi dhënë atij një të tillë” ka thënë ndër të tjerash ylli i Chelsea.

Maurizio Sarri së fundmi pati drejtuar disa kritika apo më mirë të themi këshilla për Eden Hazard. Situata në kampin “blu” raportohej të mos ishte shumë e qetë, por ndoshta pas kësaj fitore gjërat do të normalizohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat