Liverpooli në krizë të vogël, Shaqiri ka një mesazh

Futboll

Liverpooli në krizë të vogël, Shaqiri ka një mesazh

Nga: K. G. Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 17:22
Liverpooli në krizë të vogël, Shaqiri ka një mesazh

Ka shumë ndeshje deri në fund të kampionatit në Premier League, ndërsa Liverpooli është në krizë të vogël të rezultateve, në dy ndeshjet e fundit ka barazuar me rezultat identik 1:1, si vendas me Leicester Cityn dhe së fundi në udhëtim me West Hamin. Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka thënë se duhet të punojnë shumë deri në fund. “Ne morëm pikë kundër Leicesteri dhe vazhduam.

Jam i bindur se do të fitojmë më shumë nëse do të jemi të përqendruar në nivelin më të lartë”, tha mes të tjera Shaqa. Liverpooli kryeson me 61 pikë, ka dy më shumë se Manchester City në pozitën e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat