Gashi: Përkrahja për federatat e sportistët për këtë vit është rritur 100%

Futboll

Gashi: Përkrahja për federatat e sportistët për këtë vit është rritur 100%

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 14:46
Kujtim Gashi

Dy milionë e 800 mijë euro do të jetë mbështetja financiare, për sportistët, federatat e sportet kosovare, për vitin 2019. Ministri Gashi tha se kjo rritje e buxhetit është për 100 për qind. E nëpërmjet dy vendimeve ministri ka caktuar vlerën financiare për poentimin e pikëve për Sportet Kolektive dhe Individuale. Poentimi për Sportet Kolektive dhe Individuale bëhet në katër grupe: A,B,C dhe D.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi, duke përmendur kështu  medaljet që i sollën Kosovës, sportistët kosovarë, ka vendosur që buxhetin për federatat, dhe për sportistët ta rrisin për 100 për qind.

Ai tha se që nga paslufta, viti 2018 ka qenë më i suksesshmi, sa i përket zhvillimeve në sport.

Gashi: Caktimi i vlerave do të bëhet në katër grupe

“Poentimi për sportet kolektive dhe individuale bëhet në katër grupe. Në grupin A në grupin B, në grupin C dhe në grupin D. Në grupin A ndahen në federatat të cilat merren me sporte kolektive kanë vlerën e pikëve 3400 euro për pikë, në krahasim me vitin 2018 kemi një rritje prej 150 euro në pikë, që do të thotë se në vitin e kaluar ka qenë 3250 euro. Federatat të cilat merren me sporte individuale kanë vlerën e pikëve 2000, krahasuar me vitin e kaluar të cilat kanë pas vlerën 1650. Kemi një rritje prej 350 euro. Për grupin B vlera e pikës është 1600 krahasuar me vitin e kaluar ka qenë 1500 euro. Për grupin C vlera e pikës është 1200 euro në raport me vitin e kaluar kemi prej 100 euro”, tha Gashi.

Për grupin D, vlera e pikës tha se do të mbetet e njëjtë, ashtu si në vitin e kaluar, 800 euro.

Tek kategorizimi i trajnerëve dhe sportistëve tha se ka pasur edhe këtu një rritje.

Ku për sportistët vlera e pikës është 150 euro,  të njëjtën vlerë të pikës kanë edhe trajnerët.  E këto rritje, Gashi tha se kanë një objektivë.

Gashi: Këto rritje kanë për qëllim që Kosova të jetë më e pranueshme në garat ndërkombëtare

“Të gjithë këto rritje që kanë ndodh ose që janë paraparë për vitin 2019 të ndodhin, mbështeten në federatat, sportistët e po ashtu trajnerët edhe sportet kolektive edhe ato individuale kanë vetëm një objektivë të vetme, që Kosova të jetë sa më e pranueshme në garat ndërkombëtare, të sjell sa shumë medalje e çmime. Dhe po ashtu të ketë një mbështetje të fuqishme që gjithë sportistët tanë të përgatiten edhe për lojërat olimpike në Tokya 2020”, tha ai.

Gashi mes tjerash ka deklaruar se kjo rritje e mbështetjes financiare, gjatë këtij viti është paraparë të jetë dy milionë e 800 mijë euro.

Gashi:  Rreth dy milionë e 800 mijë euro, janë paraparë për mbështetje të fedaratave dhe sportistëve

“Në vitin 2017 mbështetja për federatat, sportistët, trajnerët, ka qenë rreth një milionë e 400 mijë euro, kurse ne e kemi rrit për vitin 2018 dhe të njëjtën e kemi bërë dy milionë e 500 mijë euro, kurse për vitin 2019 kemi një parashikim ose një planfiikim për të mbështetë federatat, sportet, sportistët dhe trajnerët, në shumë rreth dy milionë e 800 mijë euro. Që nënkupton se kemi një rritje për më shumë se 100 për qind prej ditës kur kam ardhur në krye të ministrisë  së Rinisë, Kulturës dhe Sportit”, ka përfunduar Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat