Pakti i çuditshëm mes Viniciusit dhe të atit

Futboll

Pakti i çuditshëm mes Viniciusit dhe të atit

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 14:34
Vinicius

Auto, modë dhe tatuazhe: pasionet që jashtë fushe lidhin shumë futbollistë janë këto. Pastaj, në botën e topit, në shekullin e 21-të, rrjetet sociale dhe ndikimi te fansat, kurimi i imazhit bëhet thelbësor për futbollistët. Edhe për Vinicius Jr, talenti i ri i Real Madridit, për të cilin gjërat funksionojnë thuajse njëlloj. Sapo ka hyrë në botën e madhe të futbollit elitar dhe i riu brazilian dëshiron të mbushet me tatuazhe. 

Por, sipas asaj që shkruan "Bleacher Report",  i ati i Vinicius, Oliveira, nuk është dakord me këtë pasion për të birin, sidomos në një moshë të tillë, vetëm 18 vjeç. Djali i tij duhet të jetë shembull dhe jo të nisë jetën e shfrenuar,përtej parave që fiton. Kështu, pakti mes të atit dhe të birit është vendosur. Të parin tatoo e bëri ditën e debutimit me Realin, dy të tjerë më pas. i rradhës do të jetë vetëm nëse do të shënojë në Champions League golin e parë. Që, mund të vijë në Amsterdam, ndaj Ajax.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat