Burrat e fuqishëm të Kosovës në vitet e 70-ta, që zbuluan emrat të mëdhenj të sportit!

Futboll

Burrat e fuqishëm të Kosovës në vitet e 70-ta, që zbuluan emrat të mëdhenj të sportit!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 12:30
Në foto janë Shemsedin Prekazi, Muharrem Paçarada, Ajet Shosholli, Xhevdet Abrashi, Lah Nimani, Luan Prekazi, Abdullah Beshiri, Selami Helshani.

Fotografi që sjellë shumë emocione në botën sportive! Emrat e mëdhenj në fotografi! Emrat që kujtohen me shumë krenari dhe ende merren shembull se si luajtën e punuan atëkohë, si zbuluan e formuan emra të mëdhenj të sportit.

Në foto janë Shemsedin Prekazi, Muharrem Paçarada, Ajet Shosholli, Xhevdet Abrashi, Lah Nimani, Luan Prekazi, Abdullah Beshiri, Selami Helshani. Për mos filozofuar shumë, i ndjeri Lah Nimani, ka qenë trajneri më i mirë në botën shqiptare, nga duart e tij dolën medalist olimpik, botëror, evropian, nga Lojërat Mesdhetare dhe ka qenë trajner i KBO Prishtina, me të cilën dolën pesë herë kampione dhe gjashtë herë nënkampione e ish Jugosllavisë.

Ajet Shosholli, selektori i parë i kombëtares së Kosovës në vitin 1991, kryetrajneri i parë shqiptar që drejtoi Prishtinën në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë, që kishte kapiten në ekip, legjendën, të ndjerin Fadil Vokrri, pastaj Luan Prekazi, ish futbollist i hatashëm etj. Burrat e Kosovës në vitet e 70-ta, që zbuluan emrat të mëdhenj të sportit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat