Mustafi shënon, Arsenali rrëzon Bate-n

Futboll

Mustafi shënon, Arsenali rrëzon Bate-n

Nga: K. Goca Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 19:53
Xhaka asiston Mustafi shënon ndaj bjellorusëve

(E plotësuar) - Arsenali i Londrës kualifikohet në të tetën e finales në Europa League. Londinezët triumfuan me rezultat 3:0 ndaj Bate Borisov nga Bjellorusia, duke iu revanshuar për humbjen e parë me 1:0 në Borisov. Shqiptarët Granit Xhaka e Shkodran Mustafi dhanë maksimumin. Mustafi shënoi me kokë në minutën e 39-të pas harkimit nga Granit Xhaka nga rivënia e këndit. Golat i shënuan Volkov autogol në minutën e 4-të, Mustafi 39' e Papastathopoulos 60'. Arsenali kualifikohet në të tetën e finales, Bate eliminohet.

Xhaka asiston Mustafi shënon ndaj bjellorusëve

Mesfushori ofensivë Granit Xhaka dhe mbrojtësi Shkodran Mustafi paraqiten standardë për Arsenalin, e cila skuadër po avancon me 2:0 në pjesën e parë ndaj BATE Borisov nga Bjellorusia, në ndeshjen e 16-ës së finales së Europa League në futboll.

Arsenali synon ta përmbys humbjen e sfidës së parë me 1:0 dhe të avancojë më tutje.

Në minutën e 42-të, Xhaka harkoi për mrekulloi nga korneri, kurse Mustafi ashtu si e ka specialitet me kokë nga afërsia shënon për 2:0. Golin e parë e ka shënuar Vokov (autogol) në muinutën e 4-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat