Zhdrella: Nuk ia kemi frikën askujt

Futboll

Zhdrella: Nuk ia kemi frikën askujt

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 10:31
Zhdrella: Nuk ia kemi frikën askujt

Java e 19-të mund të ndryshojë edhe renditjen e tabelës, sidomos të lëvizin ato skuadra që pretendojnë titullin e kampionit të Kosovës! Sfida kryesore do të zhvillohet në stadiumin "Rexhep Rexhepi"’, mes Llapit nga Podujeva dhe Feronikelit nga Drenasi.

Lideri i renditjes, Feronikeli, kërkon pikë të plota si vendas, që ta ruajë kryesimin, kurse llapjanët me fitore eventuale do të janë shumë afër vendit të parë.  Të dielën (në orën 13.00) pritet që stadiumi të mbushet me shikues, sidomos tifozët të krijojnë një atmosferë të zjarrtë sportive. Mesfushori i Llapit, Mentor Zhdrella, është i qetë para kësaj sfide, por gjithsesi edhe i matur.

“Ndeshje shumë e vështirë por jo e pamundur. Kemi potencial që të përballemi me cilëndo ekip dhe nuk ia kemi frikën askujt. Më e mira është që jemi komplet dhe nuk dua të flas shumë, ja lëmë fushës”, tha Zhdrella.

Llapjanëve iu duhet fitorja gjithsesi, sepse barazimi nuk do të jetë i kënaqshëm për ta. Feronikeli ka ekip jashtëzakonisht të mirë dhe do të tentojmë të dalin të pamposhtur.  Feronikeli kryeson me 42 pikë, ka dy më shumë se Prishtina në pozitën e dytë dhe 4 se Llapi që renditet i treti në klasifikim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat