Prekazi: Luajmë kundër një kundërshtari shumë të fortë

Futboll

Prekazi: Luajmë kundër një kundërshtari shumë të fortë

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 10:31
Prekazi: Luajmë kundër një kundërshtari shumë të fortë

Mbrojtësi i Feronikelit, Arbër Prekazi e vlerëson ndeshjen me Llapin (e diel 13.00) si shumë të rëndësishme për ecurinë e skuadrës së tij në kampionat.

“Luajmë kundër një kundërshtari shumë të fortë, kundërshtar prej më të komplikuarve në Superligë. Megjithatë, ne vijmë nga një fazë përgatitore me ndeshje miqësore shumë të forta kundër skuadrave elitare dhe nga një seri shumë e mirë në Superligë”, ka thënë Prekazi.

Ai ndër të tjera thotë se skuadra e tij është pretendente si për titullin kampion ashtu edhe për Kupën e Kosovës dhe do ta bëjë më të mirën në çdo ndeshje. “Jemi pretendentë kryesor në Kupë dhe në kampionat dhe deri në fund do të luftojmë në të gjitha frontet. Këtë na mundëson edh fondi i pasur i lojtarëve që kemi, atmosfera dhe cilësia që e kemi brenda grupit”, tha Prekazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat