Më në fund Neymar ka reaguar ndaj lajmeve që po e lidhin me një kalim të mundshëm te Real Madrid.
Neymar ka kohë që po lidhet me një kalim te Real Madridi, por që ka sqaruar të ardhmen e tij.
Ylli brazilian ka thënë se është e vështirë të refuzohet një skuadër kaq e madhe, por që është i lumtur te PSG-ja.
“Unë jam i lumtur në Paris, ndjehem shumë mirë këtu…. por , të ardhmen asnjë nuk e di”, tha Neymar. “Dihet që Reali është një skuadër e mirë, një nga më të mirat në botë, unë kam respekt për atë klub, por sot, e shoh veten time në Paris.”, ka shtuar më tej braziliani.