De Jong: Fola me Barcelonën, më thanë përpiqu të eliminosh Real Madridin

Futboll

De Jong: Fola me Barcelonën, më thanë përpiqu të eliminosh Real Madridin

Më: 6 mars 2019 Në ora: 17:06
Frenkie de Jong

Frenkie de Jong thotë se Barcelona i tha atij të eliminonte Real Madridin jashtë Ligës së Kampionëve kur ai nënshkroi transferimin e tij te kampionët e La Ligës.

21-vjeçari ka rënë dakord të bashkohet me Barcelonën në verë, duke zgjedhur katalunasit para skuadrave si Manchester City dhe Paris Saint-Germain, në një transferim me vlerë deri në 75 milionë funte.

“Unë fola me ta kur nënshkrova kontratën dhe ata më thanë që të përpiqesha të eliminoja Real Madridin, pasi kjo do të ishte e madhe edhe për Barcelonën”, tha De Jong për gazetën holandeze De Telegraaf. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat