Guardiola: Jemi larg Barcës, Real Madridit dhe Bayern Munich

Futboll

Guardiola: Jemi larg Barcës, Real Madridit dhe Bayern Munich

Më: 9 mars 2019 Në ora: 09:13
Guardiola

Manchester City nuk mund të renditet në nivel me skuadra si Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munich, por Pep Guardiola beson se skuadra që ai drejton po bën hapa në drejtim të duhur.

Që nga marrja e skuadrës në pronësi të Sheikh Mansour në vitin 2008, Manchester City është shndërruar në skuadrat kryesore në Premierligë, duke fituar titullin në tri raste.

Në tre vitet e fundit, Manchester City po drejtohet nga Pep Guardiola, një nga trajnerët më të mëdhenj në epokën moderne.

“Në dekadën e fundit, një nga skuadrat që është rritur më së shumti është Manchester City, jo vetëm në periudhën tonë, por gjatë dekadës së fundit”, ka deklaruar Guardiola.

“Për t’u krahasuar me Barcelonën, jemi shumë larg në aspektin e historisë dhe trashëgimisë, jemi shumë larg, sepse ne jemi vetëm një dekadë. Por ajo që po bëjmë është që të bëhemi gjithnjë e më të mirë”.

“Mendimi im është se ne po bëjmë hapa të vegjël, por çdo herë po bëhemi më të mirë. Ne kemi fituar tituj radhazi (EFL), kemi arritur 100 pikë, dhe po luftojmë për të gjithë tituj”.

“Kur krahasoheni me Barcelonën, Real Madridin, Bayern Munich, ata kanë një histori të pabesueshme të rezultateve. Ne nuk jemi aty”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat