Milan afër transferimit të yllit të madh

Futboll

Milan afër transferimit të yllit të madh

Më: 10 mars 2019 Në ora: 23:53
Milan

Milan është shumë afër që ta sigurojë një vend për në Ligën e Kampionëve.

Milan aktualisht renditet në vendin e tretë në Serie A, andaj është duke luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve.

Skuadra italiane ka filluar të bëjë plane për transferimet e verës, pasi do u duhet që të bëjnë disa transferime nëse rikthehen në garën më të madhe në Evropë për klube.

Milan është duke tentuar që ta transferojë Mephis Depayn nga Lyoni, andaj janë të gatshëm që të paguajnë 40 milionë euro.

Rosonerët janë në dijeni se holandezi kërkon të luajë te një skuadër më e madhe, andaj do të bëjnë çmos për ta transferuar atë, në mënyrë që të jenë konkurrentë më të fortë në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat