Panucci e mohon se Roma e kishte kërkuar

Futboll

Panucci e mohon se Roma e kishte kërkuar

Më: 11 mars 2019 Në ora: 12:05
Panucci

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, ka mohuar se kishte rënë në kontakte me Romën për stolin e trajnerit.

Në një intervistë për mediat italiane, numri 1 i stolit të përfaqësueses kuqezi theksoi se mes tij dhe drejtuesve të klubit verdhekuq nuk ka patur asnjë lloj bisedimi, pasi ai është i përqëndruar te puna e tij me Shqipërinë dhe dëshiron të vazhdojë aventurën me kuqezinjtë. 

“Nuk më ka telefonuar njeri nga Roma, kam dëgjuar thjeshtë zëra në media”, është shprehur në intervistën e tij Christian Panucci. 

Emri i trajnerit të kombëtares kuqezi u përmend si pasues i Di Francescos te Roma pas shkarkimit të këtij të fundit por mesa duket të gjitha këto kanë qenë thjeshtë aludime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat