Guardiola: Jemi adoleshentë për Ligën e Kampionëve

Futboll

Guardiola: Jemi adoleshentë për Ligën e Kampionëve

Më: 12 mars 2019 Në ora: 14:48
Pep Guardiola

Shpenzimet në merkato dhe yjet në skuadër, nuk po arrijnë që t’i japin Mançester Sitit trofeun që e kërkon me ngulm prej vitesh. Liga e Kampionëve dhe faza me eliminim direkt duket se është kthyer në makth për anglezët të cilët nuk po arrijnë të shkojnë as deri në finale. Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola pranon se të jesh pretendent në një kompeticion të tillë, duhet edhe shumë eksperiencë, gjë e cila Sitit i mungon. Ai shton se ka një skuadër adoleshente dhe se duhen 20-30 vite për të fituar trofeun, por nuk lejon demoralizim.

“Të na krahasosh neve me të tjerët që kanë fituar nga një trofe nuk besoj se ka ndryshim. Ajo çfarë unë ndjej në këtë kompeticioni, është që ne jemi ende adoleshentë. Mund të fitojmë, mund të bëjmë të tjerë hapa para por duhen edhe 20-30 vite. Sigurisht nuk mund të mohojmë që arritja në fazat finale është një hap para.Nuk është justifikim pasi duam të fitojmë dhe ky presion duhet të jetë gjithmonë në skuadër, por duhet të pranojmë që ka edhe shumë skuadra të tjera që kanë shumë talente dhe duan të fitojnë”, tha Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat