Messi ka mposhtur 84 nga 85 rivalë, e njihni skuadrën e vetme pa humbje ndaj "Pleshtit"?

Futboll

Messi ka mposhtur 84 nga 85 rivalë, e njihni skuadrën e vetme pa humbje ndaj "Pleshtit"?

Më: 16 mars 2019 Në ora: 13:52
Lionel Messi

Tashmë 31 vjeç, mund të mendohej se Lionel Messi është duke perënduar në karrierën e tij, por argjentinasi nuk njeh limite dhe këtë e ka treguar në fushë.

Të mërkurën në mbrëmje Barcelona u kualifikua ndaj Lyon dhe siguroi çerekfinalet e Champions League për të 12-in sezon radhazi. Kjo ishte fitorja numër 476 me fanellën “Blaugrana” për Messi-n, i cili barazoi rekordin që mbahet nga Xavi. 

Pas 15 vitesh karrierë me ekipin e parë, Messi është përballuar me 85 kundërshtarë dhe ka fituar ndaj 84 prej tyre. 

I pabesueshëm është fakti se Messi nuk ka arritur të fitojë asnjëherë ndaj skuadrës së UDA Gramenet, që tani aktivizohet në Kategorinë e Dytë të Katalonjës.

Ishte sezoni 2004-2005 dhe Messi e nisi si titullar ndeshjen ndaj Gramenet, e vlefshme për Copa del Rey dhe në fund ishte skuadra e Divizionit të Dytë në Spanjë që fitoi 1-0. Që prej atij viti Barça nuk është përballur me këtë ekip dhe për Messi-n mbeti skuadra e vetme që nuk ka fituar dhe me të gjitha gjasat nuk do fitojë kurrë sepse shanset për t’u ndeshur sërish janë minimale.

Sevilla është viktima e preferuar e sulmuesit, i cili ka arritur të fitojë në 28 ndeshje ndaj tyre. Ndërkohë që në 673 ndeshje ka fituar 476 të tilla, me mesatare prej 71% fitore, ndërsa Xavi numëron po kaq fitore, por në 767 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat