Marrota: Nuk është e vërtet që nuk e doja Ronaldon te Juve, me Icardin u përdor diplomaci

Futboll

Marrota: Nuk është e vërtet që nuk e doja Ronaldon te Juve, me Icardin u përdor diplomaci

Më: 29 mars 2019 Në ora: 23:56
Giuseppe Marotta

Tani drejtori i Interit, Giuseppe Marotta, ka folur për transferimin e Cristianos Ronaldos te Juve dhe çështjen e Mauro Icardit.

Ai nënvizoi edhe një herë që nuk është e vërtet që ai ka qenë kundër që ta marr yllin portugez në skuadër.

“Nuk është e vërtetë se nuk e doja Cristiano Ronaldon te Juventusi. Është një kampion i madh, i aftë të udhëheqë ekipin”.

“Unë si drejtor i përgjithshëm nuk i kishte ato para që ta bëja lëvizjen. Ne paraqitëm Planin A dhe një Plan B. Agnelli tha se operacioni ishte i përballueshëm dhe kishte të drejtë. Unë nuk mund të vendosja”, tregon ngjarjen.

Marotta foli edhe për Icardin. Ai thotë se e përdori “diplomacinë” për të zgjidhur çështjen e argjentinasit.

“Një nga cilësitë që i kam është diplomacia. Dikur e kam pasur në skuadër Cassanon dhe djalin e Gadaffit. Në rastin e Icardit kam kërkuar t’i qetësojë gjakrat për të mirën e të gjithëve”.

“Në një klub ndodhin gjëra që nuk mund të bëhen publike”.

“Vendimet duhet të merren me përgjegjshmëri dhe ne nuk donim ta ndëshkonim askënd. Detyra e klubit është të mbrojë trajnerin dhe skuadrën”, deklaroi Marotta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat