Busquets: Messi nuk na surprizon më

Futboll

Busquets: Messi nuk na surprizon më

Më: 30 mars 2019 Në ora: 21:23
Lionel Messi

Lionel Messi ka regjistruar edhe një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme në përballjen me Espanyol.

Bartësi i lojës së Barcelonës bëri përsëri heroin duke shënuar dy golat që i dhanë fitoren skuadrës së tij.

Golin e parë argjentinasi e ka shënuar nga gjuajtja e lirë, dhe më pas një gol i asistuar nga Malcom që i siguroi tri pikë Barcës.

E pas kësaj paraqitje spektakolare, shoku i tij i skuadrës, Sergio Busquets, ka thënë se nuk surprizohen më nga paraqitjet e Messi.

“Ai është shumë i rëndësishëm për ne dhe pati një lojë të shkëlqyer” ka thënë Busquets.

“Është gjithmonë një avantazh ta kemi atë në anën tonë. Paraqitjet e tij mund të jenë të pazakonta për ata nga jashtë, por neve nuk na befasojnë më” ka thënë tutje mesfushori spanjoll.

“Jemi mësuar me ato gjëra që shohim në stërvitje” ka thënë ndër të tjerash Busquets.

Barca tani janë me 13 pikë diferencë në krye të La Ligas, para Atletico Madrid që pozicionohen në vendin e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat