Batatina: Vlera e fitores ishte për t’i treguar Sokolit se lider lind dhe nuk bëhesh

Futboll

Batatina: Vlera e fitores ishte për t’i treguar Sokolit se lider lind dhe nuk bëhesh

Më: 3 prill 2019 Në ora: 19:27
Batatina: Vlera e fitores ishte për t’i treguar Sokolit se lider lind dhe nuk bëhesh

Llapi e ka mposhtur Ferizajn me rezultat 2:0, në një ndeshje të skuadrave me ambicie krejtësisht të ndryshme. Llapi është në garë për titullin e kampionit, por ndeshja ishte e rëndësishme edhe për një arsye tjetër, pasi trajneri Tahir Batatina synonte të fitojë edhe përballjen e tij të gjashtë me homologun Bylbyl Sokoli, gjë të cilën edhe e arriti.“Isha i vëmendshëm dhe i kujdesshëm në këtë ndeshje. Fitorja e kishte vlerën e vet të madhe, duke e ditur se përballë kishim një skuadër që lufton për mbijetesë. Por, vlera e fitores ishte edhe për t’i treguar Bylbyl Sokolit se lider lind dhe nuk bëhesh. Këtë e dëshmova ku pas gjashtë ndeshjeve kundër tij, i kam fituar të gjitha”, ka thënë Batatina për Gazetasheshi. Ai ka goditur edhe disa donatorë që u larguan nga klubi kur Llapi kishte më së shumti nevojë.“Kjo fitore shkon për ata donatorë që nuk i besuan projektit tim, por ranë në grackë dhe u larguan. E di se shumë prej tyre sot ndihen keq edhe nuk kan fjalë për të thënë. Natyrisht, fitorja shkon për kryetarin, drejtorët në diasporë dhe aksionarin që po më përkrah. Dua të them se i gjithë qyteti u ngrit në këmbë për të na mbështetur dhe ne do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit për të dalë në Evropë”, përfundoi Batatina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat