Lenjani shënon pas 9 sekondave, çon në këmbë Zvicrën! Shënon edhe Sadiku

Futboll

Lenjani shënon pas 9 sekondave, çon në këmbë Zvicrën! Shënon edhe Sadiku

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2019 Në ora: 18:17
Lenjani shënon pas 9 sekonda, çon në këmbë Zvicrën! Shënon edhe Sadiku

Mesfushori nga Kosova, Ermir Lenjani, ka shënuar golin më të shpejt në kampionatin zviceran. Ai pas 9 sekondash shënoi për epërsinë e Sionit kundër Luzernit, sfidë e cila përfundoi me rezultat 2:2, në kuadër të javës së 28-të.  Lenjani realizon golin më të shpejt, pa dyshim se ka çuar në këmbë dashamirët e futbollit zviceran. Ai bëri lojë shumë të mirë së bashku me Pajtim Kasamin, kurse për Luzernin luajti standard Idriz Voca dhe Shkëlqim Demhasaj nga minuta e 77-të.

Për Sionin shënuan Ermir Lenjani në sekondën e 9-të, Uldrikis (64') dhe për mysafirët Vargas (9') e Eleke (62'). Ermir Lenjani luajti deri në minutën e 81-të dhe Pajtim Kasami u zëvendësua në minutën e 58-të. Sion është në pozitën e katërt me 36 pikë dhe Luzern i shtati me 34. Baseli si vendas barazoi 1:1 me Luganon.

Taulant Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 24-të.  Taulant Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 24-të. Xhaka dhe Albian Ajeti luajtën titullarë dhe Edon Zhegrova u fut në lojë në minutën e 83-të në barazimin e Baselit, kurse sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku është më i merituari për pikën e Luganos.  Armando Sadiku i surprizoi të gjithë me supergolin e realizuar nga afro 35 metra. Sadiku futet në lojë në minutën e 46-të, ndërsa shënoi në atë të 67-tën për 0:1, por Suchy në minutën e 75-të shpëtoi nga humbja Baselin, duke barazuar rezultatin 1:1. Baseli mban pozitën e dytë me 52 pikë, kurse Lugano është i 8-ti me 33.


Liga e Zvicrës
Baseli-Lugano    1:1
Sion-Luzern    2:2
Young Boys-Thun    5:1
Grasshoppers-Zurich    1:1
Xamax-St. Gallen    0:1
 

Tabela

1. Young Boys    27    23    3    1    72
2. Basel    28    14    10    4    52
3. Thun    28    10    8    10    38
4. Sion    28    10    6    12    36
5. St. Gallen    28    10    5    13    35
6. Zurich    28    8    10    10    34
7. Luzern    27    10    4    13    34
8. Lugano    28    7    12    9    33
9. Xamax    28    6    8    14    26
10. Grasshoppers    28    5    6    17    21

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat