Bayerni nuk ka para për ta blerë Mbappen

Futboll

Bayerni nuk ka para për ta blerë Mbappen

Më: 16 prill 2019 Në ora: 14:34
Mbappe

Uli Hoeness përjashton mundësinë që Bayerni ta transferojë yllin francez.

Bayern Munich këtë verë do të bëjë shpenzime të mëdha për të ripërtërirë skuadrën për të ardhmen.

Dëshirat e drejtuesve të klubit gjerman janë të shumta, por sipas presidentit Uli Hoeness, duhet të shikohen edhe mundësitë financiare para se të kërkojnë një lojtar.

Hoeness deklaroi se do të dëshironte ta kishte në ekip një lojtar si Kylian Mbappe, por sipas tij një gjë e tillë është e pamundur, pasi asnjë klub nuk ka aq para për të shpenzuar për të blerë një futbollist si ai.

“Do ta bleja Mbappen menjëherë, pasi ai është një super lojtar. Por ne nuk kemi aq para për të kryer një blerje të tillë”, deklaroi Hoeness për mediat gjermane.

“Nuk është në pyetje nëse Mbappe vlen aq para, por duhet pyetur: a mund të shpenzojë dikush atë shifër parash pa u futur në probleme financiare?”.

Kujtojmë se Paris Saint-Germain ka shpenzuar 180 milionë euro për ta blerë sulmuesin francez nga Monaco.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat