Sulmuesi argjentinas në verë do të largohet nga zikaltërit.
Mauro Icardi drejt Paris Saint –Germain. Këtë lajm e raporton Gazzetta dello Sport, që është e bindur për largimin e Icardit nga Interi. Sipas kësaj të përditshmeje italiane, kampionët e Francës e kanë vënë emrin e sulmuesit argjentinas në krye të listës së dëshirave për afatin kalimtar të verës.
Sigurisht që është herët për të folur për nisjen e bisedimeve, por duke marrë në konsideratë situatën që po kalon Mauro, prishjen e marrëdhënieve me tifozët dhe drejtuesit e klubit, nuk është asgjë e pamundur.
Interi mësohet se kërkon 70 milionë euro, shifër që parisienët nuk e kanë problem për ta paguar. Disa muaj më parë Icardi konsiderohej i pashitshëm, madje vlerësohej dyfishin e kësaj shume, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe ai do të largohet.