Dështoi si blerja më e shtrenjtë e City, mesfushori kërcënon me largim

Futboll

Dështoi si blerja më e shtrenjtë e City, mesfushori kërcënon me largim

Më: 23 prill 2019 Në ora: 21:57
Manchester City

I ardhur me shumë bujë në merkaton e verës së kaluar, mesfushori algjerian Riyad Mahrez mund të largohet nga Manchester City pas vetëm një sezoni. Sipas “Daily Mail”, algjeriani ka mbetur i zhgënjyer nga aktivizimi i pakët që trajneri Pep Guardiola i ka dhënë atij. Ndaj, ai është duke parë për një skuadër të re, ku të jetë titullar.

Mahrez, 28 vjeç, mban rekordin e blerjes më të shtrenjtë të Manchester City për 60 milionë stërlina. Shumë e cila deri më tani nuk është përligjur nga algjeriani, që në 26 ndeshje me “citizens” ka realizuar vetëm 6 gola. Për këtë arsye, Mahrez ka kërcënuar klubin se do të largohet në fund të sezonit edhe pse ka ende 4 vite kontratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat