Tre janë lojtarët që do të largohen nga Milan në fund të sezonit

Futboll

Tre janë lojtarët që do të largohen nga Milan në fund të sezonit

Më: 28 prill 2019 Në ora: 11:23
Milan nuk do të ofrojë kontratë të re për Ricadro Montolivo, Jose Mauri e Davide Bertolacci.

Skuadra e Milanos po përgatitet që të largojë tre lojtarë në fundin e këtij edicioni.

‘Rosonerët’ janë duke luftuar për një vend në top katërshe këtë edicion, në mënyrë që të sigurojnë garat e Ligës së Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Por, anash kësaj, skuadra po kujdeset që të ndërroj fondin e lojtarëve, dhe tashmë janë të ditur tre emra që do të largohen në fund të këtij edicioni.

‘Calciomercato’ raporton se Milan nuk do të ofrojë kontratë të re për Ricadro Montolivo, Jose Mauri e Davide Bertolacci.

Kontrata e treshes skadon në qershor të vitit 2019 dhe ‘Rosonerët’ nuk janë të interesuar të vazhdojnë rrugën me ta.

Emra si Yannick Carrasco e yje të tjerë janë në planet e Milanos për merkaton e verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat