Pogba te Reali? Ka vetëm një pengesë

Futboll

Pogba te Reali? Ka vetëm një pengesë

Më: 1 maj 2019 Në ora: 15:05
Paul Pogba

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba do të duhet të përgatitet që të fitojë më pak para nëse dëshiron transferimin te Real Madrid.

Por 26-vjeçari do duhet të sakrifikohet nga tundimi i parave, pasi Reali refuzon të pagujë 290 mijë funte në javë për të, sipas ESPN.

Pogba kishte folur edhe më herët për transferimin në Spanjë, ku haptazi deklaroi dëshirën për ta veshur fanellën e bardhë.

‘’Siç e kam thënë gjithmonë, Real Madridi është ëndërr për të gjithë. Është një nga klubet më të mira në botë’’, tha ai.

‘’Është edhe një trajner si Zidane dhe është ëndërr për të gjithë që pëlqejnë futbollin. Tani për tani, jam në Manchester. Nuk e dimë çfarë na sjell e ardhmja. Jam i lumtur këtu’’, kishte thënë fituesi i Kupës së Botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat