Mancini me një koment interesant për Klopp dhe Pochettino

Futboll

Mancini me një koment interesant për Klopp dhe Pochettino

Më: 2 maj 2019 Në ora: 22:02
Liverpool dhe Tottenham Hotspur janë nga skuadrat më të mira në Premierligë

Selektori i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, ka dhënë disa komente interesante për trajnerin e Tottenham dhe atë të Liverpool.

Trajneri italian beson se përkundër punës së mirë që kanë bërë Mauricio Pochettino dhe Jurgen Klopp, ata do të ‘gozhdoheshin’ deri më tani në Itali.

Liverpool dhe Tottenham Hotspur janë nga skuadrat më të mira në Premierligë, por asnjëra nuk kanë fituar trofe në vitet e fundit.

Kjo arsye do të ishte e mjaftueshme në Serie A për t’i shkarkuar të dy trajnerët, sipas Roberto Mancinit.

“Le të marrim një shembull. Pochettino është tek Tottenham për pesë vite dhe ka skuadër të mirë. Tottenham kanë shpenzuar shumë dhe në pesë vite akoma nuk kanë fituar asgjë. Në Itali do ta vrisnin” ka thënë Mancini.

“Klopp është një tjetër, ai ka qenë tek Liverpool për tri vite por rrezikon të mos fitojë asgjë as këtë sezon, edhe përkundër se patën një sezon të jashtëzakonshëm” ka shtuar ndër të tjerash italiani.

Të dy skuadrat angleze kanë pësuar humbje në ndeshjet e para gjysmëfinale. Tottenham u mposht nga Ajax, kurse Liverpool u gjunjëzua në ‘Camp Nou’ kundër Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat