Si e komenton FFK fitoren e Feronikelit dhe barazimin e Prishtinës

Futboll

Si e komenton FFK fitoren e Feronikelit dhe barazimin e Prishtinës

Më: 4 maj 2019 Në ora: 19:31
Si e komenton FFK fitoren e Feronikelit dhe barazimin e Prishtinës

Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 30-të në IPKO Superligë. Feronikeli ka shënuar fitore tejet të rëndësishme si mysafir në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj në duel me Drenicën, me rezultat 1:0.

Golin e tri pikëve të mëdha për skuadrën nga Drenasi e realizoi Astrit Fazliu, në minutën e 65-të. Me këtë fitore Feronikeli është shkëputur i vetëm në pozitën e parë, me 71 pikë, dy më shumë se Prishtina e cila sot u ndal në Gjilan nga Drita në barazim 1:1.

Të parët në epërsi kaluan gjilanasit me golin e shënuar nga Fidan Gërbeshi, në minutën e 14-të nga penalltia. Ndërkohë, një pikë bardhekaltërve të kryeqytetit ia siguroi Gauthier Mankenda, me golin e shënuar në minutën e 56-të pas asistimit të Armend Thaçit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat