James drejt transferimit në Serie A

Futboll

James drejt transferimit në Serie A

Më: 6 maj 2019 Në ora: 13:55
James Rodriguez

Futbollisti kolumbian do të kthehet nga huazimi dy-vjeçar te Bayern Munich, e më pas Real Madridi do ta shesë në një skuadër tjetër.

James Rodriguez është kthyer në një çështje ditët e fundit, me Bayernin që vendosi përfundimisht të mos e blinte mesfushorin. Tashmë, 27-vjeçari do të kthehet në Madrid, ku e pret përsëri Reali.

Sidoqoftë, marrëdhëniet e James me trajnerin Zidane dihen që nuk janë të mira, kështu që gjasat për largimin e tij janë shumë të mëdha. Madje, mediat në Itali tregojnë edhe skuadrën ku pritet që ai të transferohet.

Napoli është futur vrullshëm në garë për lojtarin. Të kaltrit kanë edhe një avantazh të madh dhe ai është sigurisht Carlo Ancelotti. Trajneri italian ishte ai që e transferoi në Madrid në vitin 2014 dhe James ka marrëdhënie të shkëlqyera me të.

Napoli me në krye presidentin Aurelio De Laurenttis kërkojnë të ndërtojnë një ekip sa më rivalizues për Juven sezonin e ardhshëm dhe blerja e James do të ishte një shumë e qëlluar për këtë skuadër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat