Mariano Diaz i bindur: Dua të qëndroj për të treguar veten te Reali

Futboll

Mariano Diaz i bindur: Dua të qëndroj për të treguar veten te Reali

Më: 6 maj 2019 Në ora: 15:59
Mariano Diaz

Reprezentuesi i Republikës Dominikane nuk planifikon të largohet nga madrilenët.

Mariano Diaz në verën e shkuar iu bashkua Real Madridit nga Lyoni, por ndonëse pritej më shumë nga ai, lëndimet dhe forma jo e mirë ia pamundësuan të tregonte talentin e tij.

Ndonëse te Reali pritet të transferohet sulmuesi Luka Joviq nga Eintracht Frankfurti, Diaz nuk e ka ndërmend të largohet dhe dëshiron të luajë të paktën edhe një vit në Madrid.

“Jam shumë i lumtur që kam realizuar dy gola ndaj Villarrealit, e sidomos për faktin që luanim para tifozëve tanë”, theksoi Diaz.

“Tifozët dhe bashkëlojtarët më kanë pritur shumë mirë për rikthimin tim në fushë”.

“Nuk e di se çka na pret në të ardhmen, por unë dua të qëndroj dhe të fitoj këtu”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat