Cech me veprim fantastik, ky gjest do t’i befasojë tifozët e Chelseat

Futboll

Cech me veprim fantastik, ky gjest do t’i befasojë tifozët e Chelseat

Më: 10 maj 2019 Në ora: 17:49
Kur e gjithë skuadra po festonte në dhomat e zhveshjes, portieri çek vendosi të përcjellte ish-skuadrën e tij

Në finalen e Europa Ligës do të ketë një derbi anglez, aty ku do luhet ndeshja mes Arsenalit dhe Chelseat.

‘Topçinjët’ eliminuan në gjysmëfinale Valencian me rezultat të përgjithshëm 7-3, ndërsa dje triumfuan 2-4 në Spanjë.

Në gjysmëfinale tjetër, mes Chelseat dhe Frankfurt, finalisti u vendos përmes penalltive.

Por ishte një lojtar i Arsenalit që po shikonte goditjen e penalltive nga telefoni, pas përfundimit të takimit në ‘Mestalla’.

Portieri Petr Cech po shikonte goditjet e penalltive përmes një telefoni, pasi shpenzoi 11 vite në ‘Stamford Bridge’.

Kur e gjithë skuadra po festonte në dhomat e zhveshjes, portieri çek vendosi të përcjellte ish-skuadrën e tij, me të cilën do të takohet në finale më 29 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat